Bibliotekat kombëtare të Kosovës dhe Hungarisë nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Bibliotekat kombëtare të Kosovës dhe Hungarisë nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Biblioteka Kombëtare Széchényi e Hungarisë kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit, me synimin e forcimit të bashkëpunimit kulturor dhe profesional ndërmjet dy institucioneve. Memorandumi parasheh realizimin e projekteve të përbashkëta kulturore, shkëmbimin e stafit dhe organizimin e trajnimeve profesionale, me theks të veçantë në fushën e digjitalizimit. Marrëveshja u nënshkrua nga drejtoresha e përgjithshme e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Dr. Blerina Rogova Gaxha, dhe drejtoresha e përgjithshme e Bibliotekës Kombëtare Széchényi, Judit Gerencsér. Në takimin e zhvilluar me këtë rast morën pjesë përfaqësues të të dy institucioneve, sekretari i Ministrisë së Kulturës së Kosovës, Bislim Bislimi, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë. Realizimi i këtij bashkëpunimi u mundësua falë angazhimit të ambasadorit të Kosovës...