Biblioteka më miqësore e Berlinit, aty ku edhe Heinrich Böll do të gjente një vend për të qëndruar
Në zemër të Berlinit, pranë Hallesches Tor, ndodhet një hapësirë që nuk të kërkon asgjë në këmbim. Amerika-Gedenkbibliothek, ose Biblioteka Memoriale Amerikane, është një nga ato vende ku mund të hysh thjesht për të qenë aty. Biblioteka është një hapësirë reference, ku vizitorët mund të marrin librat nga raftet, t’i shfletojnë, t’i lexojnë dhe t’i rikthejnë sërish në vend. Por sot koleksioni shkon shumë përtej librave: aty mund të gjesh komikë, disqe, videolojëra dhe filma. E veçanta e saj është pikërisht mungesa e detyrimit për të konsumuar diçka. Mund të ulesh, të lexosh gazetën, të dëgjosh muzikë në stacionin e vinileve, të shikosh nga dritaret e mëdha, të përdorësh hapësirat e bibliotekës apo thjesht të rrish në heshtje. Edhe një kafe mund të shoqërojë qëndrimin,...
Burimi:
kultplus.com