Biblioteka Kombëtare e Kosovës thellon bashkëpunimin me Bibliotekën Szabó Ervin në Budapest

Biblioteka Kombëtare e Kosovës thellon bashkëpunimin me Bibliotekën Szabó Ervin në Budapest

Drejtoresha e Përgjithshme e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Dr. Blerina Rogova Gaxha, së bashku me ambasadorin e Kosovës në Hungari, Delfin Pllana, zhvilluan një takim bashkëpunimi me përfaqësuesit e Bibliotekës Szabó Ervin në Budapest, me fokus shkëmbimin e përvojave dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Delegacioni nga Kosova u prit nga drejtoresha e përgjithshme e bibliotekës, Ágnes Kovácsné Koreny, ekspertja për marrëdhënie ndërkombëtare Emese Kovács dhe Anna Gáti, përfaqësuese e Departamentit të Diplomacisë së Bashkisë së Budapestit. Gjatë takimit, përfaqësuesit e të dyja institucioneve ndanë përvojat dhe praktikat e tyre në fushën e bibliotekarisë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të shkëmbimit të njohurive ndërmjet institucioneve kulturore. Një nga momentet e veçanta të vizitës ishte prezantimi i materialeve nga koleksioni i Bibliotekës Szabó Ervin që...