Betejë për ujin e Burimasit në Maliq, banorët e fshatit i zënë rrugën ndërtimit të ujësjellësit dhe përplasen me Policinë!

Betejë për ujin e Burimasit në Maliq, banorët e fshatit i zënë rrugën ndërtimit të ujësjellësit dhe përplasen me Policinë!

Banorët e fshatit Burimas i janë rikthyer protestës së tyre sot (5 tetor), duke kundërshtuar punimet e ujësjellësit që parashikon marrjen e ujit nga burimi i këtij fshati me qëllim furnizimin e fshatit Zvezdë. Kjo është protesta e katërt që zhvillohet nga banorët të cilët shprehen të vendosur kundër këtij investimi. Banorët deklarojnë se do të vijojnë protestat e tyre kundër këtij investimi pasi janë të bindur se mund të rrezikohet furnizimi i tyre me ujë të pijshëm. Ata janë përballur edhe me Policinë. Ndërkohë edhe më herët përfaqësues të ujësjellësit kanë sqaruar se projekti nuk cenon furnizimin me ujë të pijshëm për banorët.