“Beteja” për kontrollin e Inteligjencës Artificiale, BE kërkon të sfidojë SHBA-të dhe Kinën

“Beteja” për kontrollin e Inteligjencës Artificiale, BE kërkon të sfidojë SHBA-të dhe Kinën

Udhëheqësit evropianë kanë kërkuar më shumë investime dhe përshpejtim të zhvillimit të inteligjencës artificiale, me synimin për të forcuar konkurrueshmërinë e Bashkimit Evropian në garën globale të teknologjisë dhe për të garantuar autonominë strategjike të kontinentit. Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, e cilësoi inteligjencën artificiale si “teknologjinë më të rëndësishme të kohës sonë”, duke theksuar se Evropa duhet të shfrytëzojë potencialin e saj, por njëkohësisht të menaxhojë rreziqet që ajo paraqet. Costa nënvizoi se për të konkurruar me fuqitë e tjera globale nevojiten fonde të konsiderueshme shtesë, ndërsa vlerësoi kuadrin rregullator të BE-së për inteligjencën artificiale si një instrument që mund të ndikojë edhe në përcaktimin e standardeve ndërkombëtare. Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi rëndësinë e investimeve në këtë...