Beteja e fundit për ish-krerët e UÇK! Rama: Liri për çlirimtarët, Thaçi do të triumfojë me forcën e së vërtetës

Beteja e fundit për ish-krerët e UÇK! Rama: Liri për çlirimtarët, Thaçi do të triumfojë me forcën e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për procesin gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, ndërsa më 16 shtator pritet të shpallet vendimi nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shprehet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar procesin si një “farsë” dhe duke theksuar se, pavarësisht viteve të burgimit, liria dhe e vërteta nuk mund t’u mohohen. “LIRI PËR ÇLIRIMTARËT”, shkruan Rama në nisje të reagimit të tij. “Farsa është në ditët e fundit dhe gjithçka pret njeriu nga autorët e saj, por siç e ka thënë vetë Hashimi, lirinë nuk ia merr dot askush, askund”, shkruan Rama. Më tej, kryeministri e lidh qëndresën e katër...