“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë
Mbrëmjen e sotme është mbajtur një protestë në Kosovë kundër vendimit të Gjykatës Speciale të Hagës Djali i Thaçit, Endrit Thaçi, ka deklaruar se i janë falenderues popullit të Kosovës për mbështetjen, teksa në sfond dëgjohen thirrjet patriotike. “Jemi falenderues shumë, populli është me UÇK-në, besojmë në pafajsinë e të gjithë çlirimtarëve tanë”, u shpreh djali i Hashim Thaçit, Endrit Thaçi. Po ashtu reagoi edhe djali i Veselit, Klestor Veseli, i cili tha se çdo organizim që është për këtë kauzë do të ketë mbështetjen e tyre. “Çdo organizim që është për këtë kauzë do të ketë mbështetjen tonë, do të jemi prezentë. Kjo është një mbështetje që populli po na ofron neve për familjet tona dhe UÇK-në’, tha djali i Kadri Veselit, Klestor Veseli.
Burimi:
javanews.al