“Besojini ëndrrës…”/ Rama takon nxënësit fitues të olimpiadave: Më frymëzoni në punën time

“Besojini ëndrrës…”/ Rama takon nxënësit fitues të olimpiadave: Më frymëzoni në punën time

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në ceremoninë e ndarjes së certifikatave dhe dhuratave për nxënësit fitues të olimpiadave. Kryeministri u shpreh se këta nxënës janë heronj që e frymëzojnë në punën e tij të përditshëm, duke i frymëzuar të mos ndalen së ëndërruari për të arritur majat e suksesit. Po ashtu Rama u shpreh se testi i PISA 2025 ishte një fryt shumë i shijshëm i një pune shumë të gjatë dhe jo të lehtë, me të përpjeta dhe të tatëpjeta për të transformuar sistemin arsimor, infrastrukturën, përmbajtjen e mësimit në shkollë dhe cilësinë e mësimit. Rama: Ja ku jeni këtu të gjithë. Për t’ju thënë disa fjalë mirënjohjeje dhe respekti. Natyrisht vlerësimi dhe pastaj për t’ju thënë jo vetëm një...