Besëlidhja, Vllaznia e Teuta me pikë të plota, Tirana në krizë, debutim me fitore për Apoloninë
Janë luajtur takimet e javës së dytë të Superligës në basketboll për meshkuj. Kampionët e Besëlidhjes arritën një fitore të vështirë në Korçë ndaj Skënderbeut vendës, me rezultatin 97-88. Vendasit udhëhiqnin 52-48 në mbyllje të pjesës së parë, por miqtë nga Lezha arritën të përmbysnin shifrat në pjesën e dytë falë një loje më të mirë kolektive (5 lojtarë realizuan mbi 10 pikë). Vazhdon të zhgënjejë Tirana, që u mund 89-86 nga Elbasani në shtëpinë e këtij të fundit. Suksesi i vendasve erdhi në periodën e fundit falë 32 pikëve të Thompson dhe 24 të Alban Çelës. Jashtë fushe fiton Vllaznia, që mundi pa shumë probleme 69-54 Pogradecin, ndeshje ku u dallua Hibbitt me 22 pikë. Nuk zhgënjen Apolonia në ndeshjen e parë sezonale, që...
Burimi:
telesport.al