Berisha: Vetëm revolta e përgjithshme popullore e ndal kriminelin Rama nga kjo masakër që po bën

Berisha: Vetëm revolta e përgjithshme popullore e ndal kriminelin Rama nga kjo masakër që po bën

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës për nevojën e arkitektëve të huaj për projektimin e kullave në Shqipëri, duke iu referuar edhe një investigimi të publikuar nga “The Guardian”.  I pyetur se si mund të ndalet ndërtimi i kullave dhe projektet e reja që ai kundërshton, Berisha tha se kjo, sipas tij, mund të bëhet vetëm përmes një revolte të përgjithshme popullore. Kreu i PD-së e lidhi këtë çështje me disa raste të tjera që ai i ka denoncuar më herët, duke pretenduar se qeveria ka përdorur persona me eksperiencë të kufizuar për t’u hapur rrugë kontratave dhe projekteve të mëdha. Berisha akuzoi Ramën se po krijon terren për “vjedhje të reja” dhe pretendoi se kryeministri po kërkon një...