No Image Available

Berisha udhëton drejt Strasburgut, priten takime me figura europiane

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka udhëtuar drejt Strasburgut, ku gjatë ditëve në vijim pritet të zhvillojë një sërë takimesh në kuadër të qëndrimit të tij pranë institucioneve europiane. Berisha do të qëndrojë në Strasburg nga 28 shtatori deri më 1 tetor. Gjatë kësaj periudhe, ai pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të grupeve politike dhe figura të ndryshme europiane. Takimet do të zhvillohen në kuadër të kontakteve të tij me përfaqësues të institucioneve dhe faktorëve politikë europianë. Vizita vjen në një moment kur zhvillimet politike në Shqipëri dhe procesi i integrimit europian mbeten në fokus të kontakteve mes aktorëve politikë shqiptarë dhe përfaqësuesve europianë.