Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e studentëve, duke bërë thirrje për bashkim dhe solidaritet në mbështetje të tyre. “Koha kërkon bashkim, solidaritet dhe mbështetje për studentët. Dallimet tona nuk duhet të na ndajnë përballë sfidave të vendit”, shkruan Berisha. Por mesazhi i tij ka marrë reagime të shumta kritike nga qytetarët, të cilët kanë kundërshtuar përfshirjen e tij në protestën studentore. Në komentet e tyre, disa prej tyre kanë rikujtuar thirrjen e studentëve për arrestimin e Edi Ramës dhe Sali Berishës, ndërsa të tjerë e kanë akuzuar kreun e PD-së se po përpiqet të përfitojë nga protesta. “Thirrja e studentëve nuk ka ndryshuar e s’do ndryshojë: Rama n’burg, Berisha n’burg”, shkruan një qytetar. “Ik mor karaxhixhiç,...
Burimi:
javanews.al