Berisha thirrje demokratëve: Të shtunën të gjithë shkoni në protestën e studentëve

Berisha thirrje demokratëve: Të shtunën të gjithë shkoni në protestën e studentëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen ditën e shtunë në protestë në mbështetje të kauzës së studentëve shqiptarë. Në një konferencë për mediat, Berisha e cilësoi “revoltën studentore” si një kauzë që tejkalon bindjet politike, duke theksuar se suksesi i saj është në interes të çdo qytetari që dëshiron të ndërtojë të ardhmen në Shqipëri. Ai u bëri apel qytetarëve që të mbështesin studentët, duke vlerësuar guximin, vendosmërinë dhe sakrificat e tyre. “Së pari, një thirrje miqësore për çdo qytetar shqiptar, të bashkohemi nesër në protestën më të fuqishme në mbështetje të revoltës studentore kundër Padrinos së Shqipërisë, kreut të organizatës kriminale, narkodiktaturës që ka vendosur ai. Suksesi i revoltës studentore është sukses i çdo qytetari shqiptar...