Berisha thërret protestën e radhës të shtunën: PD po mendon edhe për zgjedhjet, primaret mund të shmangen!

Berisha thërret protestën e radhës të shtunën: PD po mendon edhe për zgjedhjet, primaret mund të shmangen!

Sali Berisha premton se shumë shpejt do ketë emrat e rinj të drejtuesve të qarqeve dhe të kandidatëve për bashkitë në zgjedhjet vendore. Në një konferencë për mediat, pohoi sërish se përzgjedhja e kandidatëve mund të mos bëhet nëpërmjet primareve. “Ka mendime të ndryshme, dhe ajo do vendoset nga forumet e partisë. Nuk mund të them tani. Statuti ka përcaktimet e veta, por mendime ka të ndryshme, ç’është e vërteta”, tha kreu i PD. Fitoren Berisha e shikon te bashkimi i opozitës, duke shtrirë sërish dorën e bashkëpunimit për partitë e tjera opozitare. “PD dhe partitë opozitare mendoj se kanë përgjegjësinë në betejën kundër kësaj të keqe të madhe të bashkohen në këto zgjedhje vendore me kandidatë të përbashkët në një koalicion të gjerë në...