Berisha: Të shtunën në orën 12:00, bashkohemi të gjithë në mbështetje të studentëve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve që t’i bashkohen protestës së së shtunës, në orën 12:00, në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve që prej ditësh janë përfshirë në protesta. “Jam sot, para jush, për të bërë thirrje demokrateve dhe demokratëve, qytetarëve të mbarë Shqipërisë, ditën e shtunë, në orën 12:00, në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi, në mbështetje të revoltës studentore. Revolta studentore përbën, në fakt, përballjen më të ashpër dhe më të suksesshme të rinisë shqiptare me narkoshtetin, narkoregjimin, padrinon Edi Rama. Rrugët dhe sheshet e Tiranës janë dëshmitare të akteve të trimërisë dhe guximit më të madh që kanë parë ndonjëherë, por edhe të barbarive të qëndrimeve shtazarake, të narkobanditëve të Edi Ramës,...
Burimi:
kohajone.com