Berisha takim me Kongresmenin Pete Sessions: Diskutuam mbi pasojat e narkoshtetit dhe nevojën për qeveri teknike në Shqipëri

Berisha takim me Kongresmenin Pete Sessions: Diskutuam mbi pasojat e narkoshtetit dhe nevojën për qeveri teknike në Shqipëri

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me kongresmenin republikan Pete Sessions, ku në fokus të diskutimeve ishin zhvillimet politike në Shqipëri, lufta kundër trafikut të drogës, korrupsioni dhe proceset zgjedhore. Në takim, ku Berisha shoqërohej nga kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u diskutua, sipas Berishës, për pasojat e asaj që ai e cilëson si “narkoshtet”, si dhe për ndikimin e krimit të organizuar dhe parave të drogës në politikën dhe zgjedhjet shqiptare. Berisha tha se gjatë bisedës u trajtua gjerësisht lufta kundër karteleve të drogës dhe ndikimi i tyre në proceset zgjedhore. Ai iu referua gjithashtu qëndrimeve të Presidentit amerikan Donald Trump dhe Sekretarit të Shtetit Marco Rubio për marrëdhëniet strategjike...