Berisha sulmon Ramën: Njeriu më i urryer i kombit, pensionistët nuk blejnë dot ilaçe
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi takimin e radhës në kuadër të “Foltores së Ripërtëritjes” së PD-së në Korçë, ku kritikoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, ndërsa kërkoi që opozita të përqendrohet te problematikat ekonomike dhe sociale të qytetarëve. Gjatë fjalës së tij, Berisha përdori tone të ashpra ndaj kryeministrit Rama, duke deklaruar se, sipas tij, ai është “njeriu më i urryer i kombit në histori”. Berisha iu referua edhe protestave kundër qeverisë, duke përmendur incidente ku protestues kanë hedhur vezë dhe domate ndaj kryeministrit. Kreu i PD-së u ndal më tej te gjendja ekonomike e qytetarëve, duke argumentuar se opozita duhet të fokusohet te shqetësimet konkrete të shqiptarëve. Ai deklaroi se, sipas vlerësimit të tij, qytetarët përballen me varfëri dhe paga të ulëta...
Burimi:
ntv.al