Berisha sulmon Ballën: “Taulant Bego Yarsi” është i implikuar në porositje vrasjesh, vendin e ka në qeli!

Berisha sulmon Ballën: “Taulant Bego Yarsi” është i implikuar në porositje vrasjesh, vendin e ka në qeli!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në Parlament ka hedhur akuza ndaj mazhorancës dhe veçanërisht ndaj Taulant Balla. Berisha e cilësoi Parlamentin aktual si më kriminalin pas atij të vitit 1945, duke pretenduar se në sallën e Kuvendit ndodhen persona të përfshirë në trafik, krime dhe porositje vrasjesh. Sipas tij, Taulant Balla është i përfshirë në porosi vrasjesh dhe se vendin e ka në qeli dhe jo në parlament. “Pas parlamentit të 45, ky është parlamenti më kriminal që ka ekzistuar në historinë e Shqipërisë. Nëse në 45 zunë vend në këtë sallë vrasës serialë dhe autorë të luftës civile, sot në këtë sallë janë kriminelë ordinere, trafikantë, porositës vrasës, njëri prej të cilëve është Taulant Bego Yaris. Dokumentet shtetërore për...