Berisha: Roni Yeffet ka kontrolluar gjithçka në këtë vend, Rama i ka dhënë 40 mln euro kompanisë së tij

Berisha: Roni Yeffet ka kontrolluar gjithçka në këtë vend, Rama i ka dhënë 40 mln euro kompanisë së tij

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me kontrollet e SPAK në banesën e Ron Yeffet dhe në Ministrinë e Mbrojtjes, duke thënë se opozita ka informuar aleatët e saj për atë që ai e cilëson si një çështje të rëndë. Në një bashkëbisedim me ndjekësit, Berisha ngriti akuza për lidhje të Yeffet me zyrtarë të lartë të qeverisë. Berisha pretendoi se kompania e lidhur me Yeffet ka përfituar rreth 40 milionë euro nga qeveria shqiptare dhe e përshkroi këtë si një skemë korruptive. Ai akuzoi gjithashtu Yeffet për përfshirje në kontrabandë dhe tha se për çështjen opozita ka përgatitur materiale që, sipas tij, u janë përcjellë aleatëve ndërkombëtarë. Pyetje-përgjigje: Adela Bejshaj: Z. Berisha, SPAK ka kontrolluar banesën e Ron Yeffet...