Berisha rikthehet në SHBA pas 14 vitesh, Zbardhet axhenda e vizitës

Berisha rikthehet në SHBA pas 14 vitesh, Zbardhet axhenda e vizitës

Sali Berisha do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës të premten, në një vizitë që pritet të zgjasë rreth shtatë ditë dhe që do të përfshijë një sërë aktivitetesh politike dhe takimesh me komunitetin shqiptar. Në fokus të vizitës është pjesëmarrja në Konventën Kombëtare Republikane, e cila do të zhvillohet në Dallas më 9 dhe 10 shtator. Krahas këtij aktiviteti, kreu i Partisë Demokratike pritet të zhvillojë edhe dy takime me shqiptarët që jetojnë në SHBA. Takimi i parë është parashikuar të zhvillohet në Nju Jork, të dielën më 6 shtator, ndërsa takimi i dytë do të mbahet të martën, më 8 shtator, në Texas. Burime bëjnë me dije se gjatë qëndrimit në SHBA, Berisha pritet të zhvillojë edhe takime të tjera me...