No Image Available

Berisha reagon për anulimin e konferencës së Ramës: Kapitullim pa kushte

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas anulimit të konferencës së paralajmëruar të kryeministrit Edi Rama në Aeroportin “Nënë Tereza”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka komentuar vendimin e Ramës, duke e cilësuar anulimin si “kapitullim pa kushte” përballë mediave. “Miq! Anullimi i konferencës për shtyp nga Padrino, kapitullim pa kushte para mediave!”, shkruan Berisha në reagimin e tij. Kryeministri Rama kishte paralajmëruar më herët se do t’u drejtohej shqiptarëve pas kthimit nga New Yorku, por konferenca e planifikuar në aeroport është anuluar