Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë evidenton një sërë problematikash që sipas tij lidhen me funksionimin e institucioneve demokratike, kontrollin parlamentar dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se raporti vë në dukje shqetësime që lidhen me demokracinë, funksionimin e parlamentit dhe proceset zgjedhore në vend. Sipas tij, Komisioni Evropian konstaton se mjedisi politik mbetet i polarizuar, ndërsa kontrolli parlamentar ndaj ekzekutivit është i kufizuar dhe reforma zgjedhore mbetet një nevojë e rëndësishme. “Demokracia, parlamenti dhe zgjedhjet janë vënë në pikëpyetje. Raporti flet për një mjedis thellësisht të polarizuar, kontroll të kufizuar parlamentar mbi ekzekutivin dhe nevojën urgjente për reformën zgjedhore”, u shpreh Berisha. Lideri demokrat u ndal veçanërisht te...
Burimi:
javanews.al