Berisha: Raporti i KE e damkosi Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare

Berisha: Raporti i KE e damkosi Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Edi Ramën për përgjegjësi të drejtpërdrejtë në problematikat e evidentuara në raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë. Gjatë një konference për mediat, Berisha e cilësoi raportin si të paprecedentë në historinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe BE-së, duke deklaruar se, në krahasim me Malin e Zi, Shqipëria është një “diktaturë autoritare” dhe një “autokraci elektorale” e drejtuar nga Rama. Berisha theksoi se Komisioni Evropian i kërkon Shqipërisë 115 ndryshime për vitin e ardhshëm, mes të cilave reformën zgjedhore, rikthimin e kontrollit parlamentar mbi qeverinë dhe buxhetin, heqjen e përjashtimeve nga prokurimet publike dhe mbrojtjen e zonave të mbrojtura. Berisha: Jam sot këtu për të paraqitur para shqiptarëve e raportit më të rëndësishëm kombëtar vjetor për Shqipërinë, për...