Berisha: Rama përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie Hyseni-Agasi, por ajo e ka marrë çdo vendim me porosi të tij
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi skandalin e Vlora Hysenit, e cila u shkarkua një ditë më parë nga detyra e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) si skandalin më të turpshëm në histori. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha theksoi se po përpiqen ta “shesin” skandalin si aferë dashurie, por sipas tij, Vlora Hyseni nuk ndërmerrte asnjë hap dhe vendim pa porosinë e dhënë nga Edi Rama. “Shqiptarët çdo ditë njihen me një kapitull gjithnjë e më të zi të narkoshtetit të instaluar në Shqipëri. Dokumentet e fundit zyrtare gjyqësore, të cilat faktojnë se Edi Rama ka vendosur në funksion të karteleve të drogës dhe mafies, Shërbimin Informativ Kombëtar, kreun e këtij shërbimi. E krahasojnë Shqipërinë me asnjë vend tjetër...
Burimi:
gijotina.com