Berisha: Rama e ka blerë presidentin me ‘lecka’! I ka firmosur pronat e ushtrisë pa firmën e tij
Lideri i opozitës, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka blerë presidentin aktual, Bajram Begajn. I ftuar në ‘Drejt’, i pyetur nëse ishte e mundur të zbatohej edhe sot skema politike e vitit 2001, Berisha u shpreh se nuk ishte i bindur për të hyrë në marrëveshje me kryeministrin Edi Rama për zgjedhjen e një presidenti konsensual. “Unë nuk isha i bindur se duhet të hynim në ato pazare me Edi Ramën. Ajo marrëveshje e diktuar, për të zgjedhur një president konsensual me të nuk shërbente gjë, se ai është baloz krimi”, deklaroi Berisha. Gjatë intervistës, moderatori, Luan Rama e pyeti drejtpërdrejt nëse po pretendonte se Rama kishte blerë presidentin aktual. Berisha iu përgjigj: “Me lecka! Shihe se si e ka blerë. I...
Burimi:
syri.net