Berisha: Protesta e qytetarëve, opozita do mbrojë interesat e tyre! Rama do sjellë edhe Lubinë sot në Kuvend
Lideri i opozitës, Sali Berisha, foli për gazetarët në hyrje të Kuvendit, ku sot pritet të votohet propozimi i mazhorancës për reformën territoriale, që parashikon shkrirjen e 15 bashkive. I pyetur se çfarë do të bëjë opozita dhe nëse do të përpiqet ta ndalë miratimin e reformës, Berisha tha se deputetët e opozitës do të bëjnë çdo përpjekje dhe se asnjë deputet i PD-së nuk do ta votojë atë. Berisha iu përgjigj edhe pyetjeve nëse PS rrezikon të mos sigurojë votat e nevojshme, duke akuzuar Edi Ramën se po ushtron presion mbi deputetët socialistë. Ndërsa për protestën e paralajmëruar pas seancës, ai theksoi se ajo do të jetë qytetare dhe pa simbole partiake, duke shtuar se në të pritet të marrin pjesë qytetarë nga bashki...
Burimi:
syri.net