Berisha: Përplasja Rama -“Sala” prej tre muajsh, akuza për kontratën e barnave dhe përqendrimin e blerjeve në duart e një kompanie
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur përplasjen e tyre me një proces që, sipas tij, ka të bëjë me mënyrën e prokurimit dhe përqendrimit të blerjeve të barnave për sistemin shëndetësor. Në një publikim të bërë në rrjetet sociale, Berisha pretendon se konflikti mes tij dhe Ramës ka vijuar prej rreth tre muajsh. Sipas tij, ai ka refuzuar të firmosë një dokument që lidhet me blerjen e barnave, për të cilin pretendon se Rama po e përgatit jo për personin e përmendur prej tij, por në favor të një tjetër individi, të cilin e identifikon si mik të kryeministrit dhe konsull të Shqipërisë në Jerusalem. Berisha shkon më tej në akuzat e tij,...
Burimi:
kohajone.com