Berisha për vendimin e Hagës: Një kaos i vërtetë, i paimagjinueshëm, kaos ligjor!

Berisha për vendimin e Hagës: Një kaos i vërtetë, i paimagjinueshëm, kaos ligjor!

Kosova E Enjte, 17 Shtator 2026 21:19 Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, gjatë një interviste në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Berisha tha se e kishte ndjekur vendimin dhe vlerësoi se dënimet ndaj ish-përfaqësuesve të UÇK-së janë veçanërisht të rënda, duke e lidhur këtë me historinë e luftës në ish-Jugosllavi. “Unë e ndoqa vendimin. Unë nuk di një rast të dytë, që ata që qëndruan për çlirim, liri e dinjitet dënohen njësoj apo më rëndë sesa agresorët. Këto janë dënimet më të rënda që janë dhënë për luftën në ish-Jugosllavi. Populli i Kosovës ka qenë populli më i viktimizuar, i agresuar, i shtypur”, tha Berisha. Duke folur për përmbajtjen e vendimit ndaj...