Berisha: Parlamenti i ri do të miratojë një hartë për të rikthyer qeverisjen vendore te komunitetet dhe qytetarët

Berisha: Parlamenti i ri do të miratojë një hartë për të rikthyer qeverisjen vendore te komunitetet dhe qytetarët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, deklaroi se “në një akt papërgjegjshmërie absolute, organizata kriminale e parlamentit shqiptar votoi jashtë çdo kondicioni ligjor dhe kushtetues, jashtë të gjitha parimeve ndërkombëtare të qeverisjes vendore, asgjësimin e 15 bashkive të vendit, të cilat shquheshin për performancën, për aktivitetin dhe interesin e tyre për qytetarët”. “Me këtë veprim, të ashtuquajturit deputetë të partisë së krimit, dëshmuan para shqiptarëve dhe botës se për ata, interesat e qytetarëve të Libohovës, të Këlcyrës, të Memaliajt, të Divjakës, të Patosit, interesat e qytetarëve të Klosit, të Përrenjasit, Cërrikut, Dumresë, Fushë Arrëzit dhe të gjitha bashkive që u asgjësuan, janë zero. Me këtë akt, Padrinoja i Shqipërisë dëshmoi se Kushtetuta e vendit, por edhe parimet...