Berisha para Finlandës: Asnjë nënvlerësim, ndeshja me San Marinon na dha një mësim shumë të mirë

Berisha para Finlandës: Asnjë nënvlerësim, ndeshja me San Marinon na dha një mësim shumë të mirë

Ka nisur sot grumbullimi për dy ndeshjet përmbyllëse të Ligës së Kombeve, në të cilat Shqipëria do të përballet me Finlandën dhe Bjellorusinë. Sfida e parë e 12 nëntorit do të luhet në “Arena Kombëtare”, ndërsa ajo e tri ditëve më pas, ndaj bjellorusëve, në fushë asnjanëse dhe pa tifozë, në Hungari. Sot, në konferencë për shtyp dolën dy lojtarë kuqezinj, Etrit Berisha dhe mesfushori Julian Shehu. Portieri veteran kuqezi iu përgjigj gazetarëve: Ndaj Finlandës është ndeshje për revansh, si e sheh gjendjen e skuadrës?Nuk duhet ta marrim si revansh, secila ndeshje ka historikun e vet. Duhet të fokusohemi tek ekipi që kemi. Me këtë rast i ftoj të gjithë tifozët të na përkrahin. E rëndësishme ti kemi tifozët afër. Të shkojmë përpara dhe të mbyllim...