Berisha pajiset me vizë amerikane, pritet të tërheqë pasaportën të martën

Berisha pajiset me vizë amerikane, pritet të tërheqë pasaportën të martën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pajisur me vizë amerikane dhe pritet të udhëtojë javën e ardhshme drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Burime pranë Partisë Demokratike bëjnë me dije se Berisha është njoftuar se ka marrë vizën amerikane për të udhëtuar drejt SHBA-së. Të njëjtat burime konfirmojnë se kryedemokrati pritet të tërheqë pasaportën gjatë paradites së nesërme pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Sipas informacioneve, udhëtimi drejt SHBA-së pritet të zhvillohet javën e ardhshme dhe Berisha nuk do të jetë i vetëm. Me të pritet të udhëtojnë edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deputetët Belind Këlliçi dhe Albana Vokshi, si dhe Enri Ceno, ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare në Partinë Demokratike. Lajmi për pajisjen me vizë amerikane vjen vetëm...