Berisha numëron skandalet e Ramës: Në SPAK duhej të futeshe me maskë se kundërmonin dosjet e tij

Berisha numëron skandalet e Ramës: Në SPAK duhej të futeshe me maskë se kundërmonin dosjet e tij

  Lideri demokrat, Sali Berisha, gjatë një deklarate para godinës së SPAK ka numëruar skandalet e kryeministrit Rama. “Në SPAK duhej të futeshe me maskë se kundërmonin dosjet e Ramës, skllevërit e tij nuk guxojnë ta marrin në pyetje”, tha ndër të tjera ai. Pyetje: Kë gjetët sot në SPAK, Doktor? Ditë e hënë, ditë pune… Sali Berisha: Atë se çfarë gjeta, ua tregoj unë.  Dëgjoni pak ju lutem. Aty duhet të futeshe me maskë ose me antigaz sepse dosjet e Edi Ramës kundërmonin në të katër anët. Ftoj çdo shqiptar të shtrojë pyetjen: a duhej thirrur Edi Rama për 50 dosjet e krimit elektoral? Për dosje në të cilat ai është vetë në telefon, 339 dhe 184. A duhej thirrur për 400 milionë euro...