Berisha nuk heq dorë nga ëndrra për t’u rikthyer si kryeministër: Me zgjedhje nuk bëhem, por me referendum po!

Berisha nuk heq dorë nga ëndrra për t’u rikthyer si kryeministër: Me zgjedhje nuk bëhem, por me referendum po!

Në një kohë kur në protestat e studentëve dëgjohen thirrje për largimin e Edi Ramës dhe Sali Berishës nga skena politike, kreu i Partisë Demokratike duket se vijon të merret me skenarët e rikthimit të tij në karrigen e kryeministrit. Këtë herë, Berisha ka prezantuar një formulë të re: nuk do të bëhet kryeministër thjesht duke fituar zgjedhjet, por vetëm nëse shqiptarët e votojnë edhe një herë, përmes referendumit. Në një intervistë për A2 CNN, lideri demokrat deklaroi se edhe në rast fitoreje të opozitës, ai nuk do ta merrte automatikisht drejtimin e qeverisë, por do t’ua linte qytetarëve vendimin përfundimtar. Një deklaratë që, në vend të qartësimit të ambicieve të tij politike, ngre pikëpyetje të reja mbi formulën me të cilën Berisha synon të...