Berisha niset drejt SHBA: Amerika do të mbështesë çlirimin e Shqipërisë

Berisha niset drejt SHBA: Amerika do të mbështesë çlirimin e Shqipërisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është nisur këtë të premte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pritet të zhvillojë takime me politikanë amerikanë dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar. Pak para nisjes nga aeroporti i Rinasit, Berisha e cilësoi këtë udhëtim si “udhëtimin e viteve” për Shqipërinë, duke e lidhur vizitën me atë që ai e konsideron si përpjekje për ndryshimin politik në vend. “Ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë. Nisem për në SHBA me atë bindje si në mars të vitit 1991, se vendi i madh i lirisë do të mbështesë Shqipërinë dhe shqiptarët në përpjekjet e tyre për t’u çliruar nga diktatura autoritare e bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve”, deklaroi Berisha. Ai theksoi gjithashtu se udhëtimi nuk duhet...