Berisha nga Korça: Çmimet në Shqipëri janë rritur me ritme shumë më të larta se rrogat! Do ta përmbysim këtë situatë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij nga foltorja e ‘Ripërtëritjes’ në qytetin e Korçës, ka ngritur shqetësimin për rritjen e ndjeshme të çmimeve të konsumit në vend, duke theksuar se nga viti 2013 e deri sot ato janë rritur në mënyrë të pakrahasueshme më shumë se niveli i pagave. Gjatë takimit me mbështetësit, Berisha bëri një krahasim të fuqisë blerëse dhe çmimeve me vendet e Bashkimit Evropian, duke marrë si shembull përvojën e tij të fundit gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg. “Isha në Strasburg, isha në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, u futa për kuriozitet në një market, absolutisht të gjithë çmimet që të gjitha ose baras ose dy herë më të ulëta se...
Burimi:
javanews.al