Berisha në Strasburg: Kur 90% e mediave kontrollohet nga qeveria, pluralizmi bëhet fiktiv

Berisha në Strasburg: Kur 90% e mediave kontrollohet nga qeveria, pluralizmi bëhet fiktiv

Berisha në Strasburg: Kur 90% e mediave kontrollohet nga qeveria, pluralizmi bëhet fiktiv Fjalimi i djeshëm programatik i kryetarit të PD, Sali Berisha në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, transkriptuar edhe në sajtin zyrtar Zonja Kryetare, Raportet më serioze ndërkombëtare dëshmojnë se në Shqipëri mbi 90% e mediave, përfshirë mbulimin e lajmeve, debatet dhe editorialet, kontrollohen nga kryeministri, narkoqeveria e tij dhe bizneset e oligarkëve të tij. Më pak se 10% e mediave që nuk kontrollohen janë subjekt i persekutimit, sulmeve verbale dhe fizike kundër gazetarëve nga vetë kryeministri dhe narkozyrtarët e tij, si dhe i gjobave të rënda, deri edhe i shkatërrimit të pronës dhe pasurisë së tyre. Të gjitha rekomandimet e këtij institucioni dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare për mediat në Shqipëri...