Berisha i paftuar në pritjen për ambasadorin e ri të SHBA, analisti nxjerr prapaskenat: Mori vizën me miliona dollarë, por vijon të jetë “non grata”!
Analisti Ergys Mërtiri është shprehur se PD dhe kryedemokrati Sali Berisha janë shkaku kryesor që kryeministri Edi Rama dhe PS janë sot në pushtet me 83 mandate deputetësh. Mërtiri komentoi edhe tryezën e thirrur dje nga Berisha me aleatët tradicionalë të PD-së. Duke e cilësuar si qesharake tryezën, Mërtiri tha se në takim ishin një grup pleqsh, që sipas tij qëndrojnë në krye të partive politike të opozitës vetëm për përfitime personale. “Rama tani ka 83 mandate për shkak të opozitës. Se bëri një kod elektoral që i dha mandate qyl Edi Ramës që ai tani bën çfarë të dojë. Atëherë për çfarë ka gojë opozita të flasë më tani? Tryeza që bëri opozita, ishte tryezë qesharake. Njëri thotë ‘të marrim në dorë protestën’. A...
Burimi:
javanews.al