Berisha hedh akuza të forta për Vlora Hysenin: Rama e përdorte për të rrëzuar qeverinë e Kosovës

Berisha hedh akuza të forta për Vlora Hysenin: Rama e përdorte për të rrëzuar qeverinë e Kosovës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të reja lidhur me periudhën kur Vlora Hyseni drejtonte Shërbimin Informativ të Shtetit. Sipas Berishës, në vitin 2023 një specialist i IT-së në SHISH kishte hartuar një raport, në të cilin shprehte shqetësimin për atë që e konsideronte përfshirje abuzive të drejtoreshës së atëhershme në veprimtarinë e AKSHI-t. Berisha pretendoi se materiali nuk iu përcoll instancave më të larta, por u asgjësua në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e Shërbimit. “Në vitin 2023, një specialist i IT në Shërbimin Informativ ka informuar, ka bërë raport dhe ka shprehur shqetësimin e thellë se drejtoresha po implikohej në mënyrë abuzive në veprimtarinë e AKSH-it. Ky material nuk është përcjellë në instancat eprore, por është asgjësuar në kundërshtim me...