“Berisha gënjeu demokratët”- Bejko: Hyri në lojë paraja në formë dollari! Rrëmbeu PD, s’ka më të drejtën morale të fitojë zgjedhjet, është ende non grata
Ish-drejtuesi i PD dhe politologu Roland Bejko thotë se kryedemokrati Sali Berisha pagoi para, për të marrë vizën amerikane. Në një intervistë për “ABC News”, Bejko u shpreh se Berishës nuk i është hequr non grata. Sipas Bejkos, Berisha i gënjeu demokratët, duke përdorur PD për interesat e tij dhe shtoi se nuk ka më të drejtën morale të fitojë zgjedhjet. “Nuk ka për të sjellë ndonjë gjë përveçse sesa kënaqësisë që pati në mënyrë personale, për kalimin që i bëri oqeanit. Pasi, prej 5 vitesh, kjo ishte beteja e tij, për të marrë partinë dhe për të sfiduar një barrierë që i vendosën amerikanët, gjë që ia arriti. Hyri në lojë paraja në formë dollari, dhe i krijoi Berishës një lloj hapësirë për të...
Burimi:
javanews.al