“Berisha është koka e terrorit në vend, ka urdhëruar vrasje personalitetesh”- Çupi: Sulmi i tentuar me dronë na vendosi në të njëjtën situatë me Ukrainën

“Berisha është koka e terrorit në vend, ka urdhëruar vrasje personalitetesh”- Çupi: Sulmi i tentuar me dronë na vendosi në të njëjtën situatë me Ukrainën

Analisti i njohur Frok Çupi, i ftuar në “Breaking News” në ABC News, komentoi protestën e dhunshme, e cila ka përfshirë vendin tonë. Ai theksoi se Shqipëria ndodhen në “luftë”, ndërsa tha se po lufton në aleancën me vendet perëndimorë, kundër grupeve, të cilat synojnë destabilizimin. Ai theksoi se Sali Berisha është koka e terrorit në Shqipëri, ndërsa e akuzoi se ka urdhëruar vrasjen e disa personaliteteve, të cilat kanë punuar për rrugëtimin perëndimor të Shqipërisë. Çupi përmendi emrin e Remzi Hoxhës, i cili rezulton i zhdukur prej mbi tre dekadash. “Vendi ynë po përballon një luftë, me thënë të drejtën. Po bëjmë një luftë në krah të vendeve të tjera të Evropës. Është i njëjti konfigurim i Luftës së Dytë Botërore, jemi në të...