Berisha: Çmimet në Shqipëri janë rritur 5.2 herë më shumë se mesatarja e BE-së!

Berisha: Çmimet në Shqipëri janë rritur 5.2 herë më shumë se mesatarja e BE-së!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar sot atë që e quajti një krizë të thellë ekonomike që po shoqëron krizën politike në vend. Sipas të dhënave të cituara prej tij, çmimet e ushqimeve në Shqipëri gjatë këtij viti janë rritur 5.2 herë më shumë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian. Gjatë fjalës së tij, Berisha bëri një paralelizëm me masa politike të ndërmarra nga vendet fqinje, duke marrë si shembull Greqinë. “Së dyti, dhe një problem themelor është problemi i çmimeve. Kriza e thellë politike e vendit po shoqërohet nga një krizë e thellë ekonomike. Qeveria e vendit fqinj, Greqia, ka vendosur të ulë me koston nga 5 përqind në 30 përqind të çmimeve të 1600 artikujve. Çmimeve të ushqimeve bazë, çmimeve...