Berisha: “Albanian File”, dosja e 523 projekteve që dëshmon kapjen e qeverisë nga kartelet e drogës

Berisha: “Albanian File”, dosja e 523 projekteve që dëshmon kapjen e qeverisë nga kartelet e drogës

Kreu i PD, Sali Berisha, e cilësoi dosjen “Albanian File” si një nga dosjet më kriminale në historinë e Evropës. Gjatë një konference për shtyp, ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ka trajtuar territorin e Shqipërisë si pronë personale, duke pretenduar se zonat më të bukura turistike dhe panoramike të vendit u janë vënë në dispozicion karteleve të drogës. Berisha deklaroi se dosja, e njohur edhe si “Libri i Kuq” apo “Dosja Shqiptare”, përmban 523 projekte për të cilat, sipas tij, nuk është respektuar asnjë kriter ligjor në aspektin e pronësisë, mjedisit dhe urbanistikës. Berisha: ‘Albanian File’ është një nga dosjet më kriminale në tërë historinë e Evropës. ‘Albanian File’ është dosja që dëshmon se zonat më të bukura turistike panoramike piktoreske, peizazhet më...