Berisha akuza nga Kukësi: Rama kërkon ta kthejë Shqipërinë në çiflig të drogës dhe mafies, po dëbon shqiptarët!

Berisha akuza nga Kukësi: Rama kërkon ta kthejë Shqipërinë në çiflig të drogës dhe mafies, po dëbon shqiptarët!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh nga “Foltorja e Ripërtëritjes” në Kukës se Edi Rama “kërkon të dëbojë masivisht shqiptarët nga Shqipëria dhe kërkon të shtrojë Shqipërinë përfundimisht në një çiflig të drogës dhe mafies më të rrezikshme në Europë”. “Në disa aspekte, shqiptarët nuk kanë pasur kurrë në historinë e tyre regjim i cili kërkon me çdo kusht të zhbëjë kombin shqiptar në Shqipëri. Kërkon të dëbojë masivisht shqiptarët nga Shqipëria, kërkon të shtrojë Shqipërinë përfundimisht në një çiflig të drogës dhe mafies më të rrezikshme në Europë. Ju qëndruat, qëndruat me votë si dritë, si dëshmi e qytetarit të pamposhtur. Por, qëndruat ju, qëndruat ju dhe ne pamë në qershor uraganin më të fuqishëm të shqiptarëve në historinë e tyre. Nuk...