Benet Beci: Hyrja e Shkodrës po transformohet, vijojnë punimet për shëtitoret dhe urat këmbësore

Benet Beci: Hyrja e Shkodrës po transformohet, vijojnë punimet për shëtitoret dhe urat këmbësore

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga punimet që po zhvillohen në hyrje të qytetit, ku po ndërhyhet për përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e hapësirave të reja publike. Sipas Becit, projekti përfshin asfaltimin, ndërtimin e shëtitoreve të reja dhe urave këmbësore, me synimin për t’i dhënë zonës një pamje të re dhe për ta bërë atë më të aksesueshme për qytetarët dhe vizitorët. Kreu i Bashkisë Shkodër thekson se ndërhyrja nuk synon vetëm përmirësimin e hyrjes së qytetit, por edhe krijimin e më shumë hapësirave publike dhe gjelbërimit, duke ofruar mundësi të reja për shëtitje dhe kalimin e kohës së lirë. Punimet vijojnë, ndërsa transformimi i kësaj zone po bëhet gjithnjë e më i dukshëm, sipas postimit të...