Bënë gjithçka për ta zhdukur/ Harxhi: Berisha triumfoi, rikthimi në Amerikë është vetëm fillimi
Diplomatja dhe anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Edith Harxhi, e ka cilësuar udhëtimin e Sali Berishës drejt Shteteve të Bashkuara si një moment me rëndësi politike dhe simbolike për opozitën shqiptare. E ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, Harxhi tha se rikthimi i Berishës në SHBA vjen pas një periudhe pesëvjeçare gjatë së cilës, sipas saj, janë bërë përpjekje për ta larguar atë nga jeta politike. “Është një rikthim i Berishës, triumf ndaj baltës së hedhur në pesë vite”, u shpreh Harxhi, duke e lidhur këtë zhvillim edhe me përjashtimin e tij nga grupi parlamentar të PD-së disa vite më parë. Sipas diplomates, kryeministri Edi Rama kishte interes që Berisha të largohej jo vetëm nga Parlamenti, por edhe nga politika shqiptare. Harxhi e konsideroi udhëtimin...
Burimi:
ntv.al