Ben Blushi sjell romanin e ri “Historitë e Çmendura të Tiranës”, nga 3 nëntori në librari

Ben Blushi sjell romanin e ri “Historitë e Çmendura të Tiranës”, nga 3 nëntori në librari

Shkrimtari Ben Blushi njofton botimin e romanit të ri, “Historitë e Çmendura të Tiranës”. Në një postim, Blushi tregon se kemi një vepër që rrëfen katër shekuj histori, pushtimesh, intrigash dhe transformimesh të kryeqytetit shqiptar. Romani ka mbërritur në shtypshkronjën Onufri dhe pritet të dalë në çdo librari nga data 3 nëntor. Postimi i plotë Historitē e Çmendura të Tiranës është romani im i ri që sot shkoi në shtypshkronjën Onufri. Ky roman u shkrua nga keqardhja për qytetin ku kam lindur. Për Tiranën ka më pak libra se për cdo kryeqytet tjeter evropian. Historitë e Cmendura të Tiranës tregon luftërat, pushtimet, ndërtimet dhe intrigat që i bënë njeri-tjetrit qindra pashallarë, bejlerë, aventurierë, ushtarakë, shkrimtarë, poetë, mbretër dhe perandorë për të kontrolluar qytetin nga viti...