Belinda Balluku paraqitet në SPAK, i komunikohet përfundimi i hetimeve
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Mësohet se SPAK i ka komunikuar Ballukut, përfundimin e hetimeve, ndërsa është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme herët në mëngjes, e shoqëruar nga avokati i saj, Ardian alia. Balluku është marrë e pandehur për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të kryer në nëntë raste; “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”; “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë”; “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive dhe interesave privatë”, të kryer dy herë; si dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, në rrethana cilësuese, në bashkëpunim dhe më...
Burimi:
gijotina.com