Belinda Balluku në SPAK, i komunikohet vendimi për mbylljen e hetimeve
belinda balluku TIRANË- Ish-zëvendës kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme. Balluku u paraqit në SPAK me avokatin e saj, Ardian Kalia, ku u është komunikuar vendimi për mbylljen e hetimeve. Më 20 tetor, kur përfundoi afati i zgjatur i hetimeve, Ballukut iu komunikuan akuzat nga Prokuroria e Posaçme, si dhe vendimi për zgjatjen e afatit të hetimeve. Siç bëri me dije vetë Prokuroria e Posaçme në njoftimin zyrtar, ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, iu komunikuan 5 akuzat që rëndojnë ndaj saj./ZËRI
Burimi:
zeri.ai