Bekim Sejdiu u tërhoq nga gara, kryeministri Kurti i prerë: Mbetet kandidatura jonë për President

Bekim Sejdiu u tërhoq nga gara, kryeministri Kurti i prerë: Mbetet kandidatura jonë për President

Kosova E Mërkurë, 30 Shtator 2026 14:02 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se Bekim Sejdiu mbetet kandidati i LVV-së për president, pavarësisht tërheqjes së tij nga gara më 14 shtator. Sejdiu kishte deklaruar se tërhiqej për shkak të mungesës së mbështetjes së nevojshme parlamentare dhe përplasjeve politike. Kurti kërkoi zhvillimin e takimeve të reja me PDK-në dhe LDK-në për të gjetur një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit. Ai tha se është në komunikim me liderët e këtyre partive, Bedri Hamzën dhe Lumir Abdixhikun, dhe shprehu vullnet për vazhdimin e dialogut politik. PDK-ja ka kërkuar që fillimisht të shqyrtohet nisma e saj për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Kurti tha se vlerësimet ligjore dhe financiare për këtë nismë pritet të përfundojnë gjatë kësaj...