Begaj uron Shiroka-Pulën: Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë drejt së ardhmes evropiane
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës. Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Begaj i ka përcjellë urimet e tij presidentes së re të Kosovës, duke theksuar bashkëpunimin mes dy vendeve përballë sfidave dhe në rrugën drejt integrimit evropian. “Urime të përzemërta, znj. Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen si Presidente e Republikës së Kosovës! Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë”, shkruan Begaj. Në përmbyllje të mesazhit, kreu i shtetit shqiptar i ka uruar suksese presidentes së re të Kosovës, duke e shoqëruar urimin me një mesazh për Kosovën dhe shqiptarët. “Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku...
Burimi:
ntv.al